Lazio – Inter, Strakosha nga minuta e parë, ky është vendimi për Muriqin

Prishtinë | 04 Tet 2020 | 14:34 | Nga Ekonomia Online


Lazio dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazzurrët janë mysafir të kryeqytetasve në takimin e vlefshëm për javën e tretë të Serie A, takim që zhvillohet në Olimpico nga ora 15:00.

Ekipi i Antonio Contes është në formë të mirë me dy fitore nga dy ndeshjet e para dhe synon të tretën radhazi nga ky udhëtim i vështirë.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi nuk është grumbulluar për këtë ndeshje, pasi ende nuk është gati për ndeshje. Ai ditë më parë filloi stërvitjet në kampin e Lazios, por larg skuadrës për shkak të lëndimit që kishte.

Në anën tjetër, vendasit vijnë nga një humbje e madhe 1-4 nga Atalanta dhe duan t’i kthehen sa më parë rezultateve pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur formacionet më të mira sipas tyre, edhe pse nuk mungojnë befasitë.

Lazio: Strakosha; Patric, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Marusic; Correa, Immobile

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Vidal, Gagliardini, Perisic; R Lukaku, Lautaro Martinez

Të ngjashme