Lazio me ofertë të majme për Kumbullën

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

“Biancocelesti” duket se janë mjaft të interesuar për ta transferuar qendërmbrojtësin shqiptar të Veronës. Ata i ofrojnë 20 milionë euro plus kartonin e futbollistit Andre Anderson për Kumbullën

Lazio është mjaft e interesuar për transferimin e Marash Kumbullës.

“Biancocelesti” e kanë bërë gati një ofertë të majme, me të cilën konsiderojnë se mund ta bindin Veronën që të heqë dorë nga qendërmbrojtësi shqiptar.

Sipas të së përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, presidenti Claudio Lotito është i gatshëm t’i paguajë 20 milionë euro plus kartonin e Andre Andersonit, vetëm për ta bërë të vetin mbrojtësin stabil.

Kumbulla ka shpërthyer në sezonin e fundit tek Verona, ku u bë njëri prej qendërmbrojtësve më të sigurt në Serie A duke e formuar një dyshe të pakalueshme në mbrojtje me Amir Rrahmanin.

Interesim serioz për të ka shfaqur edhe Interi, por drejtori sportiv, Igli Tare është duke e bërë të pamundurën që ta sjellë bashkëkombësin e tij në kryeqytetin italian. 

Të ngjashme