Lazio ndalet edhe nga Lecce, Juventusi fare pranë titullit

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Lecce e ka mposhtur Lazion për t’ia zvogëluar kësaj skuadre gjasat për titull të kampionit në Serie A. Ndeshja e të martës mbrëma, që i takoj xhiros së 31-të të kampionatit italian, përfundoi me rezultatin 2:1 në të mirë të Lecces.

Lazio pësoi edhe në xhiron e kaluar, 3:0 nga Milani, dhe kështu ka bërë dy gabime të mëdha në garën për titull. Lazio renditet e dyta me 68 pikë. Juventusi prinë me 75 pikë, ndërsa nga ora 21:45 takohet me Milanin.

Lecces iu anulua një gol në pjesën e parë, ndërsa kjo skuadër e humbi një penallti po ashtu. Felipe Caicedo kaloi në epërsi Lazion në minutën e pestë, kurse shifrat i barazoi Kouma Babacar në minutën e 30-të. Golin e fitores për Leccen e shënoi Fabio Lucioni në minutën e 47-të. Thomas Strakosha ishte në portë te Lazio.

Për Leccen është fitore vendimtare në garë për ekzistencë. Lecce renditet e 17-ta me 28 pikë.

Të ngjashme