Lazio përfshihet në garë për lojtarin e Liverpoolit

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Dejan Lovren është bërë shënjestër edhe e klubit italian, Lazio, që dëshiron ta transferojë në Serie A.

Futbollisti kroat është i kërkuar nga disa klube angleze, si Arsenal dhe Tottenham Hotspur, ndërsa Gazzetta dello Sport raporton se atë e kërkon edhe klubi nga Roma.

30-vjeçari nuk ka raporte të mira me trajnerin Jurgen Klopp, prandaj gjatë afatit kalimtar veror pritet të largohet nga Anfield.

Te Liverpooli, mbrojtësi përfiton pesë milionë euro në sezon dhe nëse largohet drejt Italisë duhet të heqë dorë nga një pjesë e kësaj shumë.

Lazio mund ta paguajë rreth tre milionë euro në sezon, mirëpo i ofron kontratë më afatgjate në raport me klubet tjera që kanë shprehur interesim për të.

Të ngjashme