Lazio transferon Riza Durmishin

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 14:40 | Nga

Lazio vazhdon të përforcohet për edicionin e ardhshëm të futbollit italian por edhe për Ligën e Evropës. Skuadra romake së fundi ka arritur marrëveshje me Real Betisin për mbrojtësin e majtë me prejardhje shqiptare, Riza Durmishi, me vlerë shtatë milionë euro.

Ka pasur tashmë raporte se klubet ishin praktikisht afër një marrëveshjeje dhe tani duket se kjo duhet vetëm të ratifikohet. Sipas gazetës spanjolle “Marca”, është arritur një marrëveshje mes skuadrës italiane dhe asaj spanjolle për reprezentuesin e Danimarkës.

Marrëveshja thuhet se është arritur për vlerën e shtatë milionë eurove dhe 24-vjeçari me prejardhje shqiptare është entuziast për këtë lëvizje në karrierën e tij.

Durmishi mund të luajë në anën e majtë të mbrojtjes, por edhe si mesfushori i majtë dhe erdhi në Spanjë nga Brondby në vitin 2016. Ai pritet të fluturojë drejt Romës për teste mjekësore në ditët e ardhshme. Për Durmishin më herët kishin shprehur interesim edhe Liverpooli e Galatasaray.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme