Lë Francën për Rusinë, Cabella zyrtarizohet te Krasnodar

Prishtinë | 27 Kor 2019 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Remy Cabella është lojtari më i ri i Krasnodar. Klubi rus ka gjetur marrëveshjen me Saint Etienne, për transferimin e mesfushorit për shumën e 14 milionë eurove.

Francezi pritet të bashkohet me skuadrën e re pasi të kryejë ekzaminimet mjekësore, që pritet të ndodhin javën e ardhshme. 29-vjeçari transferohet te Krasnodar pasi ka luajtur më parë me Montpellier, Newcastle United dhe Marseille, ndërkohë që sezonin e kaluar luajti me Saint Etienne, ku në 37 takime, në të gjitha kopeticionet, arriti të shënonte 10 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme