Leart Paqarada nuk lejohet të luajë për Kosovën

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Pas Werder Bremen që njoftoi për Milot Rashicën, edhe FC St. Pauli ka njoftuar se nuk do të lejohet të luajë për Kosovën në ndeshjet e nëntorit.
FC St. Pauli ka njoftuar se Leart Paqarada nuk do të lejohet t’i bashkohet ekipit kombëtar të Kosovës për ndeshjet e këtij muaji, për shkak të kufizimeve të koronavirusit në qytetin gjerman.

Paqarada u ftua nga trajneri i Kosovës Bernard Challandes për ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë më 11 nëntor në Elbasan dhe për dy ndeshjet e fundit në grup në Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë në Lubjanë dhe ndaj Moldavisë në Prishtinë, por nuk do të jetë në gjendje të paraqitet, raporton Gazeta Express.

Kufizimet e vendosura nga autoritetet shëndetësore në Gjermani për mbrojtje ndaj Covid-19, e kanë shtyrë klubin gjerman të mos i lejojë lojtarët e vet t’u bashkohen Kombëtareve të tyre përkatëse, sipas mediave të shumta gjermane.

Më herët edhe Werderi konfirmoi se nuk do ta lejojë Paqaradën të luajë për Kosovën.

Të ngjashme