LeBron James bën tatuazh për nder të Bryantit

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

LeBron James ka bërë një tatuazh të ri në trup për nder të shokut të tij, Kobe Bryant, i cili vdiq para disa ditësh.

Bryan vdiq mëngjesin e së dielës së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona tjerë në një aksident me helikopter.

Vdekja e legjendës botërore ka shokuar të gjithë njohësit e sportit, por në veçanti ata të basketbollit.

Ish-bashkëlojtarët dhe miqtë e tij janë ata të cilët e kanë përjetuar më keq vdekjen tragjike të Bryantit.

Njëri nga ta padyshim se është LeBron James, i cili e vuajti shumë vdekjen e tij, ndërsa tani ka ardhur me një veprim të madh për nder të tij.

James ka bërë një tatuazh të ri në këmbë, ku shkruan “Mamba 4 life” apo në shqip “Mamba për jetë”.

Dhimbjet dhe nderimet për Bryantit i kanë bërë në mënyrë të ndryshme edhe shumë emra tjerë të njohur. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme