“LeBron James është lojtari më i mirë në histori të NBA”

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Ish-basketbollisti i Detroit Pistons, Bill Laimbeer, e ka lartësuar LeBron Jamesin duke e quajtur yllin e Los Angeles Lakers si basketbollistin më të mirë në histori të NBA.

James e ka fituar dy herë NBA-n dhe është paraqitur në katër ekipe All Star dhe shpesh konsiderohet si njëri prej basketbollistëve më të mirë në histori përkrah Michael Jordan.

“Jam shumë i zëshëm në këtë. Mendoj se LeBron është lojtari më i mirë që e ka luajtur këtë lojë”, tha Laimbeer për ESPN.

“Ai është 2.3 metra i gjatë, peshon 129 kilogramë por vrapon si era dhe kërcen lart. Në fund të fundit, unë besoj fuqishëm se ai është basketbollisti më i mirë në histori të kësaj loje”, shtoi ai.

“Por nëse i merr parasysh kampionatet e fituara, natyrisht se Michael Jordan ka më shumë se ai, por unë mendoj se LeBron do ta bënte këtë që po e bën tani në çdo gjeneratë”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme