Leeds Unitedi kthehet në Premier League nën udhëheqjen e të “çmendurit” Bielsa

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Në misionin e tij të suksesshëm, diçka që shumë trajnerë të tjerë dështuan ta bënin, ta kthenin Leeds Unitedin përsëri në Premier League, Marcelo Bielsa doli para shtëpisë së tij në pantallona të shkurta dhe festoi rikthimin në ligën elite me disa tifozë të skuadrës, që kishin ardhur te shtëpia e tij, shkruan “Der Spiegel”.

Skena e një feste të thjeshtë është regjistruar nga një tifoz, që e ka postuar atë në rrjetet sociale, e që për pak kohë ajo u bë virale dhe e pëlqyer nga mijëra njerëz.

Tifozët e Leedsit brohorisnin emrin e Bielsës, derisa ai u thotë “Faleminderit” dhe më pas u kërkon falje. “Nuk flas anglisht mirë, por vetëm spanjisht”. Një zë tjetër dëgjohet nga më larg “Ne të duam ty”.

Të thuash që njeriu në pantallona të shkurtra dhe me pak njohuri të gjuhës angleze nuk adhurohet në Leeds, do të ishte një nënvlerësim. Leeds United është një nga klubet e mëdha dhe tradicionale të futbollit anglez, por që 16 vjet më parë u largua nga Premier League dhe ndërkohë kaloi kohë edhe në kategorinë e tretë të futbollit anglez.

nga e premtja është bërë e qartë gjithçka: Leedsi është kthyer në kategorinë e parë të futbollit në Angli, Premier League, ndërsa të shtunën skuadra edhe u konfirmua kampione e ligës së dytë, të njohur si Championship.

Shumë tifozë, besnikëria e të cilëve u trashëgua nga lavdia e klubit që në vitin 1974, 46 vjet më parë, kishte fituar titullin e kampionit nën udhëheqjen e trajnerit Revie, kur u largua për të udhëhequr Kombëtaren e Anglisë.

Leedsit iu deshën dhe 18 vjet më shumë për të fituar kampionatin e fundit të Ligës së Futbollit më 1992 para ndarjes së klubeve të Kategorisë së Parë për të formuar Premier Leaguen. Të hidhëruar dhe të rikrijuar nën drejtimin e O’Learyt, ata u bënë bartës të flamurit për lojën e rigjallëruar angleze, përpara se bordi i klubit i udhëhequr nga Peter Ridsdale ta dërgonte skuadrën në humnerë.

Mst: Leedsi me lojën si Barcelona?

Trajnerë të ndryshëm, të njohur e të panjohur kishin udhëhequr Leedsin me synimin për ta rikthyer në Premier League në vitet e fundit, por pa sukses.

Këtë e kishte provuar legjenda e klubit Gary McAllister, pastaj eksperti për të kthyer ekipet në elitë, trajneri Neil Warnock, trajnerë më pak të njohur si ish-futbollisti i Bundesligës, Thomas Christiansen, por që të gjithë kishin dështuar.

Kur Bielsa erdhi në “Elland Road” dy vjet më parë, fansat u ndien sikur ishin në një ëndërr. Ekipi i tyre mesatar i divizionit të dytë të futbollit anglez papritmas po luante si FC Barcelona. Të paktën kështu e ndjenin tifozët. Ata madje e kishin gjetur edhe “Messin” e tyre.

Por Bielsa nderohet gjithashtu për edhe një arsye tjetër: sepse ai është në gjendje t’u japë tifozëve të një skuadre futbolli, më shumë sesa fitore. Në fillim të punës së tij ai i detyroi lojtarët e tij të mblidhnin mbeturina në zonën e qendrës stërvitore për tri orë. Para kësaj, ai kishte llogaritur sa orë duhej që tifozët e Leedsit të punonin mesatarisht për të paguar një biletë të lojës. Përgjigjja ishte: tri orë.

Veprime si kjo mund të duken të rreme. Por Bielsa konsiderohet një dogmatist, dikush që garantohet për bindjet e tij. Si trajner i Lazios, ai anuloi kontratën e tij pas një debati me kryesinë e klubit. Ai ishte në detyrë për vetëm dy ditë.

Kjo është ana jashtë fushës. Bielsa nuk është më pak radikal kur bëhet fjalë për çështje teknike.

Të ngjashme