Legjenda angleze, Jimmy Greaves vdes në moshën 81 vjeçare

Prishtinë | 19 Sht 2021 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Ish-sulmuesi i Milanit dhe disa klubeve angleze, Jimmy Greaves ka vdekur në moshën 81 -vjeçare.

Reprezentuesi anglez u transferua në Itali në korrik të vitit 1960 nga Chelsea për një tarifë të atëhershme prej 80 mijë eurosh, por përvoja ishte e pafat që në fillim.

Raportet në atë kohë sugjeruan që Greaves u përpoq të tërhiqej nga transferimi edhe para se të kishte përfunduar lëvizjen.

Ai u përplas me rregullat strikte të trajnerit Nereo Rocco dhe atë që anglezët do ta konsideronin atëherë një regjim ekstrem stërvitje.

Pavarësisht se shënoi nëntë gola në 13 paraqitje për klubin, Greaves ishte i pakënaqur dhe u shit tek Tottenham Hotspur vetëm pesë muaj më vonë.

Ai do të ishte pjesë e skuadrës fituese të Anglisë në Kupën e Botës në vitin 1966.

Greaves vazhdoi të përfaqësonte West Ham United, Brentëood, Chelsmford, Barnet dhe Woodford Town para se të tërhiqej nga futbollit më 1980.

Ai u bë një legjendë për një brez krejt tjetër të tifozëve britanikë të futbollit si një ekspert televiziv së bashku me mikun e tij të mirë Ian St John. /Telegrafi/

Të ngjashme