Legjenda e Fenerbahçes: Muriqi mund të shitet 50 milionë euro

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi Vedat Muriqi është aktualisht futbollisti më i përfolur në Turqi.

Me të po mirren, tifozët, trajnerët e analistët e futbollit.

Së fundi për Muriqin ka komentuar edhe legjenda e Fenerbahçes, Rıdvan Dilmen, që ka thënë se sulmuesi kosovar mund të shitet për 50 milionë euro.

“Fenerbahçe ka transferuar futbollistin më të mirë në 15 vitet e fundit. Mos u befasoni nëse nesër klubi do t ashes 50 milionë euro” deklaroi Dilmen. 

Muriqi ka shënuar 2 gola në 2 ndeshjet e para me Fenerin në Superligën e Turqisë. 

Të ngjashme