Legjenda e Interit: Dumfries më i mirë se Hakimi

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Duke folur gjatë “Sky Calcio Club”, Giuseppe Bergomi komentoi paraqitjen e Denzel Dumfries me Interin ne sfidën ndaj Bologna, ku dha asist dhe luajti super.

“Kur Interi niset ne kundërsulm të bën keq! Dumfries më në fund hyri brenda ne ritmet e lojës.

Ashtu si Hakimi vitin e kaluar, atij gjithashtu iu desh një kohë për të arritur një bazë të përhershme.

Holandezi ka një driblim të mrekullueshëm, por pasi humbi një lojtar si Lukaku, Inter kishte nevojë për lojtare të mirë.

Kur ky djalë niset përpara, ai e prish lojën dhe është i rëndësishëm, për mendimin tim ai mund të bëjë një fazë mbrojtëse edhe më mirë se Hakimi, sapo të ketë hyrë në mekanizma”.

Të ngjashme