Legjenda e Juves Del Piero e kritikon Ronaldon për veprimin ndaj Serbisë

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, e ka kritikuar Cristiano Ronaldon për hedhjen e shiritit të kapitenit në tokë, në shenjë proteste ndaj gjyqtarit në një barazim kontrovers të Portugalisë kundër Serbisë të shtunën.

Gjyqtari holandez Danny Makkelie kërkoi falje të hënën që ia mohoi Ronaldos dhe Portugalisë golin e fitores në një barazim kundërthënës 2:2 ndaj Serbisë të shtunën në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës.

Mbrojtësi i Serbisë, Stefan Mitrovic, u mundua ta largojë nga vija e portës topin e goditur nga Ronaldo në kohën shtesë, por me gjithë përpjekjet e tij, topi e kishte kaluar vijën e portës, raporton Gazeta Express.

Në mungesë të video asistentit të gjyqtarit (VAR) dhe teknologjisë së vijës së portës, Makkelie urdhëroi që loja të vazhdonte duke e mllefosur Ronaldon me bashkëlojtarë.

Sulmuesi i Juventusit u ndëshkua me karton të verdhë për protesta para se ta hidhte në tokë shiritin e kapitenit i mllefosur dhe të largohej nga fusha ende pa përfunduar ndeshja.

Kjo bëri që Ronaldo të marrë shumë kritika, përfshirë edhe në vendin e vet Portugali, për veprimin e papranueshëm.

Njëlloj u shpreh edhe ish-ylli i Juventusit, i cili tha se Ronaldo e teproi me atë veprim.

“Ishte një reagim i tepërt për dikë që është kapiten i ekipit dhe përfaqëson një figurë ikonë siç është vetë ai. Hedhja e shiritit ishte e tepërt. Gjithashtu e kuptoj momentin, rëndësinë e ndeshjes dhe ambicien personale që ai vendos në gjithçka që ai bën”, tha Del Piero.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme