Legjenda e Liverpoolit, Heskey: Aubameyang do ta dërgojë Arsenalin në katërshe

Prishtinë | 11 Tet 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Ish-sulmuesi i njohur anglez i Liverpoolit, Emile Heskey beson se Arsenali mund të përfundojë në top katërshe në Ligën Premier.

Klubi londinez përfundoi në katër vendet e para në 20 sezone radhazi me Arsene Wenger, por e ka përfunduar në tri sezonet e fundit jashtë katërshes.

“Arsenali ka shkuar në heshtje këtë sezon dhe duhet patjetër të jetë i sigurt për një fund në katërshen më të mirë”, ka thënë fillimisht Heskey për bwin.

“Ata po marrin rezultate dhe kanë disa lojtarë të shkëlqyeshëm të rinj që vijnë përmes akademisë”.

“Aubameyang me të vërtetë i ka vendosur këmbët në ligë dhe duket sikur ai mund të shënojë në çdo lojë”.

“Ai është makthi i një mbrojtësi, sepse ka nevojë vetëm për një shans. Ai luan në mendjen e një mbrojtësi shumë më tepër kur e dini se një gabim dhe ai djalë do t’ju dënojë”.

“Ai është i uritur për gola dhe mund të bëjë shumëçka nga asgjë, ai ishte një blerje e jashtëzakonshme nga klubi”, përfundoi legjenda e Reds.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme