Legjenda e Liverpoolit, Ian Rush: Përballja ndaj Real Madridit do të jetë vërtet argëtuese

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-sulmuesi dhe legjenda e Liverpoolit, Ian Rush ka folur pas hedhjes së shortit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ku Reds do të ndeshen me Real Madridin.

Në Nyon të Zvicrës është hedhur sot (e premte) shorti për çiftet çerekfinale, ku fati deshi që dy rivalë të vjetër si Reali dhe Liverpooli të luajnë mes vete.

Pas shortit kanë folur nga tabori i Reds, ku legjenda Rush ka treguar disa kujtime, ndërsa pret një përballje argëtuese ndaj dy rivalëve evropianë.

“Real Madrid, ata kanë qenë më të suksesshëm në këtë garë se kushdo tjetër”, ka thënë fillimisht Rush pas hedhjes së shortit.

“Vetëm emri vetë, pa marrë parasysh se çfarë lloj lojtarësh keni, vetëm emri ‘Real Madrid’ më vjen në mendje, ashtu si Liverpooli, kështu që mendoj se do të jetë vërtet argëtuese”.

“Kjo ndeshje sjell kujtime për mua, kur në 1981, mjaft e çuditshme, unë luajta në gjysmëfinale kundër Bayernit, por finalja ishte kundër Real Madrid, në Paris”.

“Unë isha në stol në atë ndeshje, kështu që thjesht sjell përsëri kaq shumë kujtime, dhe ato janë dy skuadra të shkëlqyera me reputacion të jashtëzakonshëm”, përfundoi legjenda e Reds.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme