Legjenda e Liverpoolit preket nga Coronavirusi

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Liveproolit, Kenny Dalglish është prekur nga koronavirusi, është bërë e ditur të premten mbrëma nga BBC-ja.

Dalglish 69-vjeçar vlerësohet prej emrave më të mëdhenj të Liverpoolit. Ishte pjesë e gjigantit anglez si lojtar shumëvjeçar, por edhe si trajner. Ka pasur suksese të mëdha në të dy rolet.

“Ish-futbollisti dhe trajneri i Liveproolit, Kenny Dalglish është testuar pozitivisht për koronavirus. Ai është në spital, por nuk po shfaq simptoma”, ka njoftuar familja e legjendës së futbollit.

Sir Kenny Dalglish është pranuar në sptial më 8 prill për shkak të një infeksioni. Ndërkohë është testuar për Covid – 19 dhe rezultati ishte pozitiv. Para se të pranohej në spital, Dalglish ishte në izolim vullnetar për kohë të gjatë.

Dalglish ka luajtur për Skocinë 102 ndeshje.

Të ngjashme