Legjenda e Man Unitedit me kritika të ashpra për Ronaldon dhe Fernandesin

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Gary Neville ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos dhe Bruno Fernandesit, pas barazimit të Manchester Unitedit kundër Newcastle Unitedit të hënën.

Edinson Cavani erdhi nga stoli për ta shënuar golin e barazimit në pjesën e dytë, pas një paraqitje tejet të dobët nga vizitorët kohë pas kohe, gjatë të cilës ata ia dhuruan golin hapës në ndeshje sulmuesit Saint-Maximin.

Gjatë shumicës së ndeshjes, djajtë e kuq e humbën topin vazhdimisht, dështuan në ndërhyrjet e tyre ndaj kundërshtarëve dhe nuk ishin në gjendje ta kërcënonin mbrojtjen e përkushtuar dhe disiplinuar vendase.

Goli i Cavanit bëri që Rangnick të mos e pësonte humbjen e parë si trajner i përkohshëm, por një pikë e fituar të hënën nuk i ndihmon aspak Unitedit në synimin për top katërshe në Premierligë.

Sulmuesi uruguaian u fut në lojë pas pushimit mes pjesëve në vend të Mason Greenwood dhe ishte ndër të paktën që la mbresa në fushë për Unitedin.

Ronaldo ishte i qetë, por ishte heshtja e tij pas përfundimit të ndeshjes që i pengoi shumë ish-mbrojtësit të djajve të kuq.

“Ne flasim për gjuhën e trupit të tij dhe kemi folur edhe në fillim të sezonit kur Ronaldo u largua me vrapim në fund të ndeshjes kundër Evertonit. Ai iku edhe sonte. Ai iku kundër Watfordit, kru të gjithë e dinin se trajneri do të shkarkohej. Njëlloj bëri edhe në Norwich. Edhe Fernandes njëjtë sikur ai, një qaraman”, tha Neville.

“Nuk më bën se si ka luajtur, ai duhet të shkojë afër tifozëve dhe t’i duartrokasë ata pas ndeshjes. Duhet të shkojë tek ata, veçanërisht kur është lojtari më i mirë në botë dhe njëri prej më të mirëve në histori”, nënvizoi ai.

Të ngjashme