Legjenda e Romës: Liverpooli model për t’u ndjekur

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 14:53 | Nga

Francesco Totti beson se Liverpooli është model për t’u ndjekur nga Roma duke thënë se kur e dëgjon emrin Liverpool mendon respekt.

Totti ka thënë se është i habitur nga lulëzimi i Mohamed Salah nën urdhrat e, siç thotë ai, njërin prej trajnerëve më të mirë, Jurgen Klopp.

Totti ishte pjesë e skuadrës së Romës që u eliminua nga Kupa e UEFA-s dhe Liga e Kampionëve prej Liverpoolit në sezonet 2000-01 dhe 2001-02.

Tani, këto dy skuadra do të ballafaqohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në garën e sivjetmë.

“Kur e dëgjoj emrin Liverpool, mendoj respekt, klub i madh, skuadër e madhe, tifozë të mëdhenj dhe model për t’u ndjekur”, ka thënë Totti, i cili tani punon se drejtor sportiv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme