Legjendës gjermane, Ballack i vdes djali në aksident trafiku në moshën 18 vjeçare

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Legjenda gjermane, Michael Ballack ka marrë një lajm të kobshëm gjatë ditës së sotme, pasi djali i tij Emilio ka vdekur si pasojë e një aksidenti në trafik.

Dita e sotme ka qenë me fat të zi për legjendën gjermane të futbollit, Ballack.

Kjo pasi mëngjesi ka gdhirë me lajmin e kobshëm për vdekjen e djalit të tij, 18-vjeçarit Emilio.

Sipas kanalit televiziv portugez TVI24, Emilio u përfshi në një aksident me motoçikletën e tij me katër rrota në orët e para të së enjtes.

Zjarrfikësit u thirrën pas aksidentit për të shpëtuar adoleshentin, por ata nuk ishin në gjendje ta shpëtonin jetën pasi e nxorën nga automjeti.

Ata gjithashtu u përpoqën të shpëtonin Emilio pranë pronës Villas do Mar, e vendosur në Troia, e cila ndodhet në jug të Lisbonës.

Motoçikleta me katër rrota ishte projektuar për t’u përdorur në rrugët publike, por detaje të tjera mbi natyrën e tragjedisë nuk janë publikuar ende.

Të ngjashme