Leicester City me ofertë për Muriqin

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e Leicester Cityt është raportuar në Britani se do të nisin bisedimet me Fenerbahçen për ta transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi. Për sulmuesin shtatlartë interesim kanë shprehur edhe disa skuadra të tjera në Angli, si dhe Itali.

26-vjeçari me skuadrën turke ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Në të gjitha garat e edicionit 2019/2020, Muriqi ka shënuar 17 gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime. Ai më herët karrierë ka bërë edhe te disa skuadra në Turqi dhe Shqipëri, derisa në Kosovë ka luajtur për Lirinë e Prizrenit.

Të ngjashme