Leicesteri i njofton skuadrat e mëdha angleze për çmimin e Caglar Soyuncus

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Caglar Soyuncu ka qenë njëri nga mbrojtësit më të mirë në elitën e futbollit anglez edicionin e fundit.

Mbrojtësi qendror turk ka pasur një vit jashtëzakonisht të mirë me Leicesterin, ku falë paraqitjeve fantastike ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

E ardhmja e mbrojtësit duket larg ‘dhelprave’ pasi tanimë janë pesë top klubet angleze që duan shërbimet e tij.

Manchester City, Arsenal, Liverpool, Chelsea dhe Manchester United, që të gjitha këto klube të mëdha angleze duan transferimin e turkut.

Duke parë interesimin e madh gjigantëve anglez, Leicesteri ka vendosur ta shes përfundimisht këtë verë reprezentuesin turk.

The Sun ka raportuar se Leicesteri tanimë i ka njoftuar ekipet e interesuara për Soyuncun për çmimin e lojtarit.

‘Dhelprat’ i kanë bërë me dije skuadrave të interesuara se duan së paku 50 milionë euro për reprezentuesin turk.

Chelsea mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me lojtarin, por edhe Djajtë e Kuq e duan shumë atë, në rast se nuk arrihet Raphael Varane.

Gjtihsesi largimi i Soyuncus nga Leicesteri duket i sigurt, por mbetet të shihet se cilës nga skuadrat e lartëpërmendura do t’i bashkohet mbrojtësi qendror.

Të ngjashme