Leicesterit i është refuzuar një ofertë për Januzajn

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Ish-kampioni i Anglisë, Leicester City ka dështuar në përpjekjen e parë për të transferuar mesfushorin e krahut, Adnan Januzaj, ka raportuar “AS” të hënën.

Januzaj është lojtar i Real Sociedadit, ndërsa klubi spanjoll kishte refuzuar në janar ofertën prej 18 milionë funtesh që Leicesteri bëri për kosovarin e Belgjikës.

Ka gjasë që Leicesteri sërish të provojë këtë verë për Januzajn.

Klubi është në kërkim të një lojtari të krahut dhe Januzaj vlerësohet se do të mbulonte atë pozitë.

Të ngjashme