Leipzig arrin marrëveshje për transferimin e Ilaix Moribas

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Ilaix Moriba do të ndryshojë ambient këtë afat kalimtar. Mesfushori i Barcelonës pati paraqitje të mira edicionin e fundit, çka ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Katalonasit tentuan ta mbanin, por Moriba kërkonte menjëherë rritje page, çka ishte e papranueshme për spanjollët, shkruan Gazeta Express.

Çmimi që ekipi gjerman do të paguajë për transferimin e tij është mes 15 dhe 20 milionë eurove.

Futbollisti do të udhëtojë në Gjermani në orët e ardhshme.

Të ngjashme