Leipzigu barazon në shtëpi

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

RB Leipzigu ka barazuar 1:1 në shtëpi me Bayer Leverkusenin, në xhiron e 24-të të Bundesligës gjermane.

Leon Bailey (29’) shënoi golin e epërsisë për Leverkusenin, ndërsa Patrick Schich barazoi shifrat për Leipzigun në minutën e 32-të.

Pas 24 xhirove Leipzigu zë vendin e dytë me 49 pikë, tri larg liderit Bayern Muenchenit.

Në ndeshjen tjetër të së dielës Union Berlini barazoi 2:2 në shtëpi me Wolfsburgun. Sebastian Andersson (41’) dhe Marvin Friedrich (56’) shënuan për Unionin, ndërsa Yannick Gehard (60’) e Wout Weghorst (81’) për Wolfsburgun.

Për Wolfsburgun nga minuta e 63-të u aktivizua Admir Mehmedi.

Edhe në ndeshjen e Unionit me Wolfsburgun pati protesta të tifozëve ndaj Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) dhe pronarit të Hoffenheimit, Dietmar Hopp, për çfarë arbitri e ndali shkurtërazi ndeshjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme