Leipzigu insiton për Abrahamin

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Skuadra nga Bundesliga, RB Leipzig po insiston në transferimin e sulmuesit Tammy Abraham që këtë edicion po luan te Aston Villa.

Revista gjermane “Kicker”, ka raportuar të hënën se RB Leipzigu tashmë ka bërë ofertë për transferimin e 21-vjeçarit në fund të këtij edicioni, duke ofruar 35 milionë euro dëmshpërblim.

Abraham para fillimit të këtij edicioni është huazuar te Aston Villa nga Chelsea dhe në Championshop ka shënuar 22 gola në 32 paraqitje, transmeton “Koha Ditore”. Ai ka kontratë me skuadrën e Chelseat deri në verën e vitit 2022.

Te RB Leipzig, Abraham shihet si zëvendësim adekuat për Timo Wernerin, i cili pritet të largohet në verë. Abraham ka edhe dy paraqitje me Përfaqësuesen e Anglisë.

Të ngjashme