Leipzigu siguron sulmuesin Brobbey

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Bundesligës, Leipzigu ka siguruar shërbimet e sulmuesit holandez Brian Brobbey dhe këtë e ka konfirmuar të premten. Brobbey te Leipzigu do të transferohet si futbollist i lirë pasi në fund të këtij edicioni i skadon kontrata me Ajaxin.

19-vjeçari me ekipin gjerman do të firmosë kontratë katërvjeçare. Për shërbimet e Brobbey, Leipzigu ka mposhtur konkurrencën e fortë të Arsenalit dhe Milanit, ekipe që gjithashtu kishin shprehur interesim për transferimin e tij. Brobbey në vitin 2019 është promovuar në ekipin e parë të Ajaxit kurse këtë edicion ka pasur paraqitje fantastike. Ai ka shënuar katër gola në 11 paraqitje për Ajaxin këtë edicion.

Të ngjashme