Lemar zëvendëson Sanchezin

Prishtinë | 06 Jan 2018 | 10:58 | Nga

Thomas Lemar shihet si zëvendësuesi ideal për Alexis Sanchez.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk e ka përjashtuar largimin e Alexis Sanchez dhe nëse kiliani transferohet në janar te Manchester City, ai është i gatshëm ta zëvendësojë Sanchezin me anësorin e Monacos, Thomas Lemar, raporton gazeta franceze “L’Equipe”.

“Topçinjtë” dështuan ta transferojnë francezin gjatë verës për 90 milionë funte, teksa trajneri i Monacos ka paralajmëruar klubet e mëdha se nuk e kanë ndërmend të largojnë në janar lojtarë me peshë, një prej tyre është edhe Lemar.

Por, duke parë që Monaco ka mbetur jashtë Ligës së Kampionëve dhe PSG-ja po vazhdon sigurt dejtë titullit, Wenger do të tentojë t’i shfrytëzojë këto për ta transferuar 22 vjeçarin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme