Lëndimi e lë Pogban jashtë fushës për një kohë të gjatë

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Paul Pogba mund të mungojë më gjatë se që është menduar shkaku i lëndimit të pësuar.

Mesfushori i Manchester Unitedit u lëndua në ndeshjen ndaj Evertonit në kofshën e këmbës së majtë.

Sipas stafit mjekësor të klubit anglez, francezi pritet të mbetet jashtë fushave edhe për dy javë së paku.

Pogba ka munguar në ndeshjen ndaj West Hamit dhe WBA-së, përderisa pritet t’i humbasë edhe tri takimet të tjera. Atë në Europa League, ndaj Real Sociedadit dhe dy në Premier Leauge, ndaj Neëcacstlet dhe Chelseat.

Të ngjashme