Lëndimi i Salah vë në ethe Kloppin

Prishtinë | 13 Tet 2018 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Liverpool, Mohammad Salah ka patur një mbrëmjë të shkëlqyer të premten në fitoren me përfaqësuesen e Egjiptit ndaj Swazilandit ku arriti të shënojë gol direkt nga korneri,  por minuta 88’ ishte jo e mirë për të.

Salah pësoi një lëndim që e detyroi atë të dalë jashtë fushës të marrë trajtimin mjekësor.

Asisteni i Egjiptit, Hany Ramzy është shprehur optimist se lëndimi nuk është serioz.

“Ai do të ekzaminohet për të ditur më shumë për detaje, por për mendimin tim nuk është diçka serioze”, ka deklaruar Ramzy.

Kjo gjë ka shqetësuar Jurgen Klopp i cili pret në ethe se a do të mund të llogarisë në shërbimet e 26 vjeçarit në ndeshjen e xhiros së ardhshme ndaj Huddersfield Town.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme