Lëndimi ia shpëton jetën

Prishtinë | 29 Nën 2016 | 17:55 | Nga

Sulmuesi i Chapecoenses, Alejandro Martinuccio, ka sqaruar se lëndimi nuk ia kishte lejuar që të udhëtonte me bashkëlojtarët e tij në aeroplanin që u rrëzua në Kolumbi.

Ekipi brazilian po udhëtonte drejt Medellinit për ndeshjen e parë të finales së Copa Sudamericana kundër Atletico Nacional, kur aeroplani u rrëzua në Cerro Gordo në komunën La Union.

Autoritetet kolumbiane kanë konfirmuar se së paku 75 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa flitet për gjashtë të mbijetuar – në mesin e tyre, futbollistët Alan Ruschel, Jackson Follmann dhe Helio Hermito Zampier Neto.

Martinuccio është dashur të udhëtonte me 22 bashkëlojtarët e tij, por mbeti në Brazil për të vazhduar shërimin.

“Është një moment shumë i vështirë. U zgjova me këtë lajm. Jam shumë i pikëlluar. Kam qenë duke u rikuperuar nga lëndimi dhe nuk udhëtova. U lëndova para një muaji e gjysmë, prandaj nuk isha në aeroplan”.

“Të gjithë janë të pikëlluar. E gjithë kjo është shumë e vështirë. Krejt çfarë kërkoj nga ju është që të luteni për bashkëlojtarët e mi që ishin në aeroplan”, ka deklaruar 28-vjeçari për La Red.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme