Lëndimi që ia mohoi Bojkut shpresën për Evropian

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Më 11 tetor të vitit 2016, futbollistët e Maqedonisë (U-21) festuan gjatë kualifikimin historik në Kampionatin Evropian që u mbajt në vitin 2017 në Poloni.

Pjesë e ekipit që udhëhoqën Shpresat e Maqedonisë drejtë Evropianit ishin edhe futbollistët shqiptarë Enis Bardhi, Visar Musliu, Mevlan Murati, Besir Demiri dhe Egzon Bejtulai.

Një kualifikim të mundshëm me Maqedoninë në “Euro 2020” mund ta përjetojnë Bardhi e Musliu edhe me ekipin “A”, meqë në plejof të Ligës së Kombeve për kundërshtare në Shkup e kanë Kosovën, ndeshje që është planifikuar të zhvillohet më 26 mars. Dhe fituesi i plejofit do ta fitojë biletën për Evropianin që parashihet të mbahet gjatë verës, nëse nuk do të ketë përhapje edhe më të madhe të koronavirusit.

Por, pjesë e ekipit U-21 që mori pjesë në Evropianin “Polonia 2017” ka mundur të jetë edhe mesfushori i kampionit në fuqi të Kosovës, Feronikelit, Besmir Bojku.

Bojku ishte përfshirë në ekipin e Maqedonisë U-21 për ndeshjen e 13 tetorit të vitit 2015 kundër Irlandës së Veriut.

Megjithatë, Bojku nuk pati fatin që të udhëtojë me ekipin përfaqësueses të Maqedonisë.

Sa ishte pjesë e Shkupit, që atëbotë drejtohej nga ish-trajneri i Trepçës ’89 dhe Feronikelit, dy skuadrat me të cilat doli kampion i Kosovës, Zekirija Ramadani, Bojku lëndoi ligamentet, që e lanë jashtë fushës për shtatë muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme