Lëndohet Carrasco, mungon ndaj Real Madridit (Foto)

Prishtinë | 26 Pri 2017 | 09:30 | Nga

Yannick Ferreira Carrasco, ylli i Atletico Madridit, ka pësuar një lëndim në humbjen ndaj Villarrealit.

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madridit, ka marrë një lajm të keq pas humbjes nga Villarreali në shtëpi.

Trajneri argjentinas nuk do të mund të llogarit në shërbimet e sulmuesit belg, Yannick Ferreira Carrasco për dy javë, shkruan Marca, përcjell Express.

Carrasco, i cili pësoi një lëndim në krah në ndeshje ndaj Villarrealit, do t’i mungoj Atleticos në dy ndeshje të La Ligas.

Por, jo vetëm kaq. Ai do të mungoj  dhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, e cila luhet në Santiago Bernabeu.

Të ngjashme