Lëndohet Gonzalo Higuain

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, ngarkesa e lartë në përgatitje pritej të shkaktonte lëndime të shumta te futbollistët, ndërsa i fundit në listë është argjentinasi Gonzalo Higuain, i cili sot është ndalur për një tërheqje muskulore.

Sulmuesi nisi përgatitjet me Juven pak ditë më parë, por sot nuk ia doli të përfundojë seancën dhe pritet që në orët në vijim t’u nënshtrohet vizitave më të specializuara, për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Paraprakisht klubi i Juventusit ka njoftuar se dëmtimi nuk është i rëndë dhe se në ditët në vijim pritet të verifikohet sërish situata, për të përcaktuar afatet e rikthimit në fushën e lojës të Gonzalo Higuain.

Sulmuesi argjentinas po futet në vitin e fundit të kontratës me Juventusin dhe mund të lërë Torinon këtë verë, pasi nuk bën më pjesë në planet e Sarrit dhe bardhezinjtë duan ta shesin për të mos e humbur me parametra zero një vit më vonë.

Të ngjashme