Lëndohet Harry Kane, telashe për Jose Mourinhon

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Tottenham Hotspur ka dhënë lajmin e hidhur lidhur me Harry Kane.

Ylli më i madh i skuadrës së Tottenham Hotspur, Harry Kane, do t’i mungojë skuadrës së tij për një kohë.

Ndeshja kundër Southampton duket se nuk kaloi si më së miri për Kane, i cili ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së majtë, përcjell lajmi.net.

Lajmin për lëndimin e yllit anglez e ka konfirmuar tashmë edhe skuadra e Tottenham.

Kane do të jetë një mungesë e madhe për skuadrën e Spurs, pasi ai është lideri i sulmit të kësaj skuadre.

Mbetet të shihet se si Mourinho do t’i mbulojë hapësirat e lojtarit dhe cilat do të jenë rotacionet. 

Të ngjashme