Lëndohet Jovic, nuk udhëton me skuadrën

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Ka ndryshime planesh për Zinedine Zidane, pak para ndeshjes në udhëtim ndaj Osasunës, e cila zhvillohet nesër.

Sulmuesi serb, Luka Jovic, i cili ishte i ftuar për këtë ndeshje, por tani bëhet e ditur se ai nuk do të udhëtojë me skuadrën, transmeton Gazeta Express.

Kjo për arsye se Jovic ka një lëndim në këmbën e majtë, i cili do t’i pamundësojë paraqitjen në këtë takim.

Kështu, tekniku francez nuk do të mund të llogaris në shërbimet e tij për ndeshjen e nesërme, e vlefshme për javën e 18-të në La Liga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme