Lëndohet Lewandowski, mungon kundër Anglisë

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Robert Lewandowski do të mungojë në ndeshje e Polonisë kundër Anglisë në kualifikime për Kupën e Botës 2022.

Ndeshja e Robert Lewandowskit ndaj Andorrës zgjati 63 minuta. Mjaft për të shënuar një gol në fitoren 3-0 të Polonisë, në rrugëtimin kualifikues për Kupën e Botës 2022.

Të mërkurën, ekipi kombëtar i Paulo Sousa do të thirret për ballafaqim në “Wembley” kundër Anglisë, por ish-trajneri i Fiorentinës do të duhet të bëjë pa bomberin e tij.

Federata Polake e Futbollit, përmes një shënimi zyrtar, ka komunikuar në fakt se “Robert Lewandowski nuk do të luajë në ndeshjen kualifikuese në Londër për shkak të një dëmtimi. Analizat klinike kanë treguar dëmtim të ligamentit kolateral të gjurit të djathtë”.

Bayern Munich është në ankth, po ashtu, sepse më 6 prill do të sfidojë PSG-në në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Koha e shkurtër për ndeshjen tjetër të ekipit kombëtar e përjashton pjesëmarrjen e kapitenit ndaj Anglisë.Kjo do të përfshinte një rrezik të tepruar të përkeqësimit të dëmtimit. Ky vendim është i vetmi i drejtë, duke marrë parasysh turneun tjetër “Euro 2020”. Trajtimi i këtij lloji dëmtimit zakonisht zgjat nga 5 deri në 10 ditë. Prandaj, ai do të kthehet në klub, ku do t’i nënshtrohet rehabilitimit të mëtejshëm”, njofton federata polake.

Hansi Flick dhe tifozët bavarezë janë në ankth. Atyre iu duhet Lewandowski më i mirë për të mposhtur PSG-në.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme