Lëndohet rënd mbrojtësi kryesor i Man United

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Manchester United, Eric Bailly do të jetë jashtë fushave për katër deri në pesë muaj pasi u lëndua kundër Tottenham në një ndeshje para-sezonale.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer tha pas fitores 1-0 në miqësore ndaj Kristiansund të martën se Bailly i ishte nënshtruar operacionit në gju pas dëmtimit që pësoi ndaj Spurs në International Champions Cup.

“Eric ka pasur një operacion dhe do të jetë jashtë fushave për katër deri në pesë muaj”, tha Solskjaer, përcjell lajmi.net.

“Shpresojmë se do ta kemi përsëri rreth kohës së Krishtlindjes”.

“Ishte një lajm pozitiv nga kirurgu, ai e bëri operacionin këtë mëngjes. Ishte pozitiv se ishte rregulluar gjithçka dhe se do të jetë mirë”, potencoi norvegjezi. 

Të ngjashme