Lëndohet sërish Kompany

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 13:07 | Nga

Vincent Kompany do të mungojë disa javë pas një dëmtimi në gju.

Kështu së paku ka pohuar trajneri i Cityt, Pep Guardiola, i cili nuk e ka tubuar për takimin e sotëm të Ligës së Kampionëve.

“Kompany është i lënduar. Për fat të mirë nuk ka dëmtime në kokë, por në gju. Do të pushojë disa javë”, tha Guardiola në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Borussia Mönchengladbach në Ligën e Kampionëve.

Kompany u lëndua gjatë fundjavës së kaluar në takimin kundër Crystal Palace pas një përplasje me portierin Claudio Bravo.

Kujtojmë se City sot do të takohet si mysafirë me Borussia Mönchengladbachut në ndeshjen e xhiros së pestë të Grupit C të Ligës së Kampionëve.

City zë pozitën e dytë në renditje me shtatë pikë, dy më pak se lideri Barcelona, ndërsa Borussia e treta me katër pikë të fituara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme