Lëndohet Smalling: Listë e gjatë e lojtarëve të lënduar te Roma

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Përforcimi i fundit i Romës, Chris Smalling i është bashkuar listës së futbollistëve të lënduar tek skuadra italian.

Roma rrezikon të humb një tjetër futbollist pas lëndimeve të Perotti, Uner e Zappacosta.

Chris Smalling ka qenë i detyruar të braktisë stërvitjen për shkak të një problemi muskulor.

Andaj, përforcimi i ardhur nga Manchester United mund të mungojë në ndeshjen ndaj Sassuolos, në program të dielën, raportojnë mediat italiane, transmeton lajmi.net.

Gjendja fizike e Smalling do të vlerësohet gjatë ditës së sotme dhe në stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Të ngjashme