Lëndohet Vojvoda, do të mungojë një muaj

Prishtinë | 27 Kor 2022 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Lajme të këqija për Torinon.

Mërgim Vojvoda e ka pësuar një lëndim në fazën përgatitore me ekipin italian.

Mbrojtësi kosovar e ka pësuar një tërheqje muskulore të shkallës së parë në këmbën e majtë.

Dhe, pas kontrolleve të bëra, stafi mjekësor i Torinos ka njoftuar se lojtari i krahut do të mungojë nga 20 deri në 30 ditë.

Pra, Vojvoda do t’i humbë ndeshjet e para të sezonit të ri në kampionatin italian.

Ky pa dyshim është një lajm i keq për trajnerin Ivan Juric, i cili do ta presë krahëhapur përfaqësuesin kosovar kur të rikthehet nga lëndimi.

Vojvoda është bërë lojtar i rëndësishëm i Torinos pasi ka luajtur shpesh në 11-shen e parë falë formës solide që e shfaqi në sezonin e fundit.

Ai është lojtar i rëndësishëm dhe i padiskutueshëm edhe në Kombëtaren e Kosovës.

Të ngjashme