Lëndohet ylli i Argjentinës, humb botërorin

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 10:19 | Nga

Kanë filluar problemet për Argjentinën ende pa filluar Kampionati Botëror.

Pasi shpalli listën prej 23 futbollistëve, Jorge Sapanolli tashmë duhet të bëjë edhe një zgjedhje të re.

Portieri i Manchester United, Sergio Romero ka pësuar një lëndim dhe do të largohet përfundimisht nga lista e të ftuarve për Rusi.

Lajmin për lëndimin e 31 vjeçarit e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Kombëtares Argjentinase në Twitter.

“Portieri i Argjentinës, Sergio Romero do të largohet nga lista e 23 lojtarëve që do të marrin pjesë në Kupën Botërore të 2018 në Rusi”, shkruhet në postim.

“Lojtari i Manchester United sot pësoi një bllokim në gjurin e tij, i cili kërkon një operacion”, thuhet më tej në postim.

Romero ka bërë 94 paraqitje me Argjentinën duke u bërë portieri me më shumë paraqitje dhe i shtati në përgjithësi.

Të ngjashme