Lëndohet ylli i Real Madridit Courtois

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, është larguar nga kampi i trajnimit së kombëtares belge dhe është rikthyer në kryeqytetin spanjoll, për shkak se e ka pësuar një lëndim muskulor.

Në shikim të parë nuk duket të jetë lëndim serioz dhe Courtois pritet që të rikuperohet për ndeshjen e ardhshme të Real Madridit kundër Cadiz, pas ndeshjeve të kombëtareve, raporton Gazeta Express.

Në rast se lëndimi i portierit do të jetë serioz dhe ai nuk do të arrijë që të rikuperohet në kohë për ndeshjen e radhës, atëherë skuadra madrilene do të jetë në telashe, pasi që edhe portieri Andriy Lunin ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus dhe është në karantinë deri të testohet përsëri negativ.

Altube, portieri i tretë i skuadrës, është i vetmi në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane, në rast të mungesës së tyre.

Në anën tjetër, stafi mjekësor i Madridit është i sigurt që Courtois do të rikthehet për ndeshjen kundër Cadiz.

Të ngjashme