Lenjani nuk flet për Panuccin, i fokusuar tek Islanda

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Ermir Lenjani nuk ka dashur të flasë për Christian Panuccin të enjten, kur është paraqitur në konferencë për media.

Ai ka preferuar të flasë më shumë për duelin që Shqipëria do ta luajë me Islandën, përcjellin mediumet tiranase, transmeton Koha Ditore.

Lenjani pak para largimit të Panuccit nëpërmjet një letre kishte njoftuar se po tërhiqet nga ekipi për shkak të teknikut italian, i cili e kishte injoruar pavarësisht formës së mirë. Por me të ardhur Edy Reja, Lenjani është kthyer në ekip.

“S’dua të flas shumë për letrën. Të gjithë e lexuan, ai ishte mendimi im. Kam thënë të drejtën. Nuk dua të flas për Panuçin”, ka thënë Lenjani. “Mendoj, ndeshja me Islandën do të jetë e vështirë dhe vendimtare. Të shikojmë njëherë ndeshjen me Islandën, pastaj të mendojmë për Moldavinë”.

Shqipëria luan me Islandën më 8 qershor përpara se të përballet me Moldavinë tri ditë më vonë, në kuadër të Grupit H eliminator për “Euro 2020”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme