Lenjani: Nuk luaj në Kombëtare derisa të jetë Panucci

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 21:11 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Ermir Lenjani nuk do të grumbullohet më kurrë me kombëtaren shqiptare të futbollit, deri kur në pankinë të qëndrojë Christian Panucci.

Lojtari nga Prishtina mori vendimin drastik si protestë ndaj teknikut të kuqezinjve për injorimin e vazhdueshëm, aspak të merituar sipas tij, për një futbollist që ka sakrifikuar shumë që prej debutimit në vitin 2013.

“Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djalë i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”, tha Lenjani.

Trajneri Kristian Panuçi detyrohet kështu të përballet me një tjetër problem në skuadrën e tij, një revoltë e një futbollisti si Ermir Lenjani që ka dhënë shumë për fanelën kuqezi, por tani vendos të mos përfaqësojë më flamurin kombëtar, për sa kohë italiani do të jetë në stol.

Të ngjashme