Lenjanit nuk po i ecën mirë me Rennen

Prishtinë | 06 Jan 2017 | 10:18 | Nga

Që nga janari 2015 kur firmosi me këtë klub, Lenjani ka luajtur në total 6 ndeshje në kampionatin francez me fanellën e Rennes.

Që Ermir Lenjani nuk ka të ardhme te Rennes për këtë janë të gjithë të sigurt: si klubi, si lojtari, ashtu edhe tifozët të cilët kanë qenë ata që kanë shtyrë klubin të nxjerrë jashtë planeve futbollistin e përfaqësueses shqiptare.

Prej disa javësh mesfushori cilësohet në shitje nga klubi francez që është gati t’i japë lamtumirën atij. Por në këtë mes ka një problem. Mungojnë ofertat.

Sipas mediave franceze, edhe pse skuadra e Nantes apo ndonjë nga Turqia kanë shfaqur interes për futbollistin shqiptar, asnjë prej tyre nuk ka hedhur një hap konkret për të siguruar firmën e 27-vjeçarit. Klubi nuk duket se ka ndër mend ta lërë lojtarin të lirë, pasi do të përfitojë diçka financiarisht nga shitja e tij, për të mos dalë i humbur nga një transferim që rezultoi plotësisht i dështuar, transmeton “Panorama Sport”.

Që nga janari 2015 kur firmosi me këtë klub, Lenjani ka luajtur në total 6 ndeshje në kampionatin francez me fanellën e Rennes. Ndërkohë, në sezonin që u dha huazim te Nantes, ai luajti 20 ndeshje me fanellën e asaj skuadre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme