Leno i Leverkusenit kërkohet nga Liverpool

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 16:24 | Nga

Liverpool iu është bashkuar listës së skuadrave të interesuara në portierin e Bayer Leverkusenit, Bernd Leno, raporton Bild, përcjell Klan Kosova.

Pasi që klubi nga Bundesliga ka sjellë në radhët e veta Lukas Hradecky, Leno nuk do të jetë më medoemos zgjedhja numër një, andaj edhe kontrata e tij deri më 2020 nuk do të jetë ndonjë problem i madh për t’u trajtuar.

Raporti sugjeron që një ofertë prej 25 milionë eurosh do të ishte e mjaftueshme që kjo marrëveshje të realizohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme