Leno zëvendëson Handanoviqin te Interi

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 14:51 | Nga

Samir Handanoviq mund të largohet nga Interi në fund të sezonit.

Portieri slloven nuk është në formën e tij më të mirë dhe mund të vazhdoi karrierën në SHBA ose Kinë.

Por Interi është duke punuar që ta sjellë zëvendësimin e tij në “Giuzeppe Meazza”.

Sipas medieve gjermane, portieri i Kombëtares së Gjermanisë dhe Bayer Leverkusenit, Bernd Leno do të jetë zëvendësuesi i sllovenit.

24-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme dhe ka fituar rritur edhe çmimin e tij.

Kështu Inter është gati ta transferojë atë për një shumë rreth 26 milionë euro.

leno

Të ngjashme