Leonard largohet vetëm tri javë pasi e bëri Toronton kampion

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Kawhi Leonard u largua nga kampioni i ri i NBA-së, Toronto Raptors, vetëm tri javë pasi siguroi titullin e kampionit. Ka qenë lëvizja më dramatike në tregun e lojtarëve të lirë në NBA këtë verë.

Të shtunën, gjatë tregut të lirë në NBA që është ekuivalent me afatin kalimtar në futboll, Leonard i është bashkuar LA Clippersit së bashku me Paul Georgen. George te Clippers ka kaluar nga Oklahoma City Thunder, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo menjëherë e ka bërë Clippersin kandidat serioz për titull stinorin e ardhshëm.

Por Leonard e George nuk ishin dy lëvizjet e vetme të mëdha këtë verë. Ka pasur mjaft lëvizje të basketbollistëve.

Leonard vetëm sa kishte dëshmuar se mund të kthejë një skuadër të denjë në skuadër kampione, duke e bërë këtë me Toronton. LA Clippers gjatë ka shprehur interesim për Leonardin, MVP-në e serisë finale, por askush nuk ka pritur që ylli amerikan të lëviz aq shpejt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme