Leonardo kërkon lojtarë me eksperiencë, për rikthimin e Milanit në Champions

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Rikthimi në Ligën e Kampionëve është mjaft i rëndësishëm për Milanin dhe këtë e kanë të qartë drejtuesit e kuqezinjve, Leonardo e Maldini, që prej kohësh po punojnë për merkaton e janarit.

Skuadra ka nevojë për cilësi dhe eksperiencë, aq më tepër tashmë që dëmtimet e kanë gjymtuar edhe më shumë, ndaj për këtë arsye drejtuesit po nxitojnë të përfundojnë disa operacione “Low cost”, për të shtuar cilësinë, eksperiencën dhe alternativat në organikën e Gattusos.

Kështu përveç Zlatan Ibrahimoviç, Leonardo vijnë kontaktet me drejtuesit e Chelseat, për të sjellë në Milano një mesfushor si Cesc Fabregas, futbollist me mjaft eksperiencë dhe cilësi, por që në 11-shen e Sarrit ka gjetur pak herë vend.

Përveç tij, Leonardo po negocion edhe për afrimin e njërit mes qendërmbrojtësve Gary Cahill (33 vjeç) dhe Christensen (22 vjeç), që të dy futbollistë që kanë luajtur shumë pak, pasi nuk janë në konsideratën e trajnerit Sarri, përcjell Klan Kosova.

Nuk mbeten pas as negociatat me qendërmbrojtësin uruguaian të Atleticos së Madridit, Diego Godin, kontrata e të cilit me klubin spanjoll skadon në fund të sezonit dhe palët janë larg rinovimit.

Leonardo i ka ofruar mbrojtësit me eksperiencë një kontratë për dy sezone e gjysmë, me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, për ta marrë në Milano që në janar dhe për të shtua cilësinë në prapavijën e skuadrës së Gattusos.

Ndonëse nuk ka shumë emra të rinj në këtë listë emrash, synimi i kuqezinjve është të krijojnë një grup ekspertësh, që ditë të shkojnë te rezultati dhe që do të mund të rikthejnë skuadrën në Ligën e Kampionëve, një hap jetik për të përmirësuar financat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme